14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Çavushollu: Nuk ka kuptim që vendet që nuk na mbështesin të qëndrojnë në Incirlik

Më të lexuarat

Në deklaratat që bëri pas takimit me Sekretarin e ri të OKB-së, Antonio Guterres në Nju-Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu tha se mbyllja e bazës ajrore Incirlik nuk është në agjendën e Ankarasë, vetëm se nuk ka kuptim që të qëndrojnë.

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se mbyllja e bazës ajrore Incirlik nuk është në agjendën e Ankarasë, vetëm se nuk ka kuptim që të qëndrojnë në këtë bazë vendet që nuk e mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër organizatës terroriste DAESH.

Deklaratat në lidhje me aktualitetin Mevlut Çavushollu i bëri pas takimit që pati me Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres Nju-Jork.

Çavushollu reagoi ndaj vendeve që nuk e mbështesin Turqinë në operacionin e saj në zonën al-Bab të Sirisë, duke vënë në dukje nevojën për një punë më efektive për të kapërcyer krizën humanitare.

“Ne po bëjmë një përpjekje të rëndësishme kundër DAESH-it, por kohët e fundit nuk po e shikojmë mbështetjen e koalicionit. Përderisa kemi krijuar një koalicion për të luftuar kundër DAESH-it, ndërkohë që Turqia ka siguruar mundësitë fizike, atëherë përse nuk jepni mbështetje? Çfarë synohet me këtë (mosmbështetje)? Çfarë doni? Ka elementë të DAESH-it që vijnë nga Raka në drejtim të al-Bab, elementë që vijnë si përforcime në al-Bab. Koordinatat e këtij itinerari ne au japim, përse nuk i godisni?”, shtroi pyetjen shefi i diplomacisë turke.

Kur gazetarët e pyetën për diskutimet lidhur me mbylljen e bazës ajrore Incilirk, Çavushollu nënvizoi se vendet që e përdorin bazën duhet të mbështesin operacionet e Turqisë.

“Mbyllja e bazës Incirlik për momentin nuk bën pjesë në agjendën tonë, por nuk ka asnjë kuptim që vendet që kanë ardhur këtu, sidomos ato që kanë ardhur për DAESH-in, të vazhdojnë të qëndrojnë e të përdorin bazën në qoftë se nuk do ta ofrojnë këtë mbështetje. Populli ynë ka të drejtë që të pyesë në lidhje me këtë”, u shpreh Çavushollu.

Ministri i Punëve të Jashtme ndau me gazetarët edhe detajet e takimit që pati me në Nju-Jork me Sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ku foli për rëndësinë që ka procesi politik në lidhje me Sirinë, që planifikohet të fillojë këtë muaj në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, por pa harruar dramën njerëzore në Siri.

Çavushollu sqaroi se me Guterresin kishte biseduar mbi dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, dhe se shefi i iOKB-së i kishte komunikuar se ndihmat humanitare mund të dërgoheshin në të gjitha zonat e Sirisë pa bërë asnjë lloj dallimi duke krijuar një autokolonë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha se regjimi i Damaskut vazhdon të shkelë armëpushimin, duke shtuar se zgjidhja duhet kërkuar në Astana dhe në Gjenevë.

Në takimin Çavushollu-Guterres u bisedua edhe për pikën e arritur në bisedimet e Qipros.

Sot Çavushollu do të ketë një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin do të bisedojë për Qipron dhe marrëdhëniet dypalëshe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit