20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Ahmetaq të Tiranës

Më të lexuarat

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, së bashku me Myftiun e Tiranës Ylli Gurra, Zv. Myftiun Bilal Teqja, donatorët përkatës, përfaqësuesit e shoqatave kontribuuese si dhe besimtarët e shumtë të zonës, inauguruan xhaminë e re në fshatin Ahmetaq të kryeqytetit.

Aktiviteti u hap me këndim Kur’ani nga Zv. Myftiu Teqja, për të vazhduar më tej me fjalën përshëndetëse të Nënkryetarit Spahiu, i cili pasi vlerësoi dhe falënderoi donatorët për kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj xhamie, u ndal në rëndësinë që ka ajo tek besimtarët e zonës.

“Xhamitë janë vende ku bashkohemi dhe shprehim dashurinë ndaj Allahut të Madhëruar, formohen dhe edukohen breza të cilët do i shërbejnë më së miri kombit dhe shoqërisë sonë”, – tha ai.

Aktiviteti vazhdoi më tej me fjalët përshëndetëse të Myftiut të Tiranës Z. Gurra, donatorëve nga Kuvajti, përfaqësuesve të shoqatës “Mirësia” dhe disa prej besimtarëve më të vjetër të fshatit Ahmetaq. Pas inaugurimit u krye edhe falja e namazit të ikindisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit