9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Idlib: “I mbijetuam tërmetit, presion ndaj Asadit dhe rusëve të mos na bombardojnë”

Më të lexuarat

Situata në Sirinë fqinje, aty ku vijon dhe një krizë tjetër prej vitesh

Të paktën 810 sirianë u vranë dhe mijëra u plagosën në Idlib, Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartous, raporton AFP. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, qendra e të cilit ishte në Turqinë juglindore, u ndje deri në Izrael dhe Qipro. Pjesë të Sirisë, tashmë të prekura rëndë nga konfliktet e luftës, u prekën rëndë.

Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Siri që nga fillimi i vitit 2020. Pasojat e luftës – shkatërrim i madh, kriza akute ekonomike, kolapsi i monedhës – tashmë po i vështirësojnë operacionet e shpëtimit dhe rindërtimin e ardhshëm të zonave të prekura, raporton nga Jeruzalemi korrespondent i New York Times.

Tërmeti goditi Alepon, qytetin më të madh të vendit, i cili sot është një hije e asaj që ishte dikur, pa energji elektrike, mungesë karburanti dhe papunësi të lartë. Pjesa veriperëndimore e Sirisë, e cila është nën kontrollin e opozitës së mbështetur nga Turqia, u godit rëndë nga tërmeti. Sot, rreth 4.2 milionë njerëz jetojnë në atë zonë, jashtë kontrollit të Damaskut, më shumë se gjysma e të cilëve janë zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit.

Shumë prej tyre jetojnë në kampe të mëdha çadrash. Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë emergjente. Ata gjithashtu u bënë thirrje diplomatëve botërorë që të bëjnë presion mbi regjimin e Bashar al-Assad dhe aleatit të tij rus për të siguruar që të mos ketë bombardime në zonat e goditura nga tërmeti.

Në Idlib, afër Alepos, një spital që punon me mbështetjen e Shoqërisë Mjekësore Siriano-Amerikane u dëmtua dhe u desh të evakuohej, raporton NYT.

Pothuajse të tëra vendbanime në provincën siriane të Idlib, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Turqinë, fjalë për fjalë u rrafshuan me tokën. Me ndihmën e makinerive të rënda, ekipet e shpëtimit dhe banorët po gërmojnë rrënojat në kërkim të të mbijetuarve. Disa madje gërmojnë me duar të zhveshura për të arritur tek të dashurit e tyre që kanë humbur jetën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit