10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I pinë 25 litra ujë në ditë

Më të lexuarat

Një nënë e re në Britaninë e Madhe konsumon deri në 25 litra ujë në ditë. Sasha Kennedy, 26 vjeç, është e fiksuar pas ujit, saqë merr shishe të mëdha me ujë kudo që shkon.

Ajo shkon në tualet mbi 40 herë në ditë dhe pretendon se ka lënë edhe punën për shkak të mungesës së ujit cilësor.
Thotë se nuk ka asnjë problem shëndetësor, madje ngrihet çdo natë disa herë për të pirë ujë e për të shkuar në banjo. Maksimumi fle një orë e gjysëm e ngrihet sërish për të pirë ujë.

Që në fëmijëri ajo ka qenë e fiksuar pas ujit.
Mjekët janë të çuditur me këtë rast dhe nuk i japin dot shpjegim. Ata thonë se një femër e rritur duhet të konsumojë 1.6 litra ujë, kurse meshkujt 2 litra. Në të kundërt britanikët konsumojnë vetëm 200 ml në ditë, shumë më pak sa rekomandohet.

Megjithëse këshillohet të pihet shumë ujë, konsumimi i tepërt mund të provokojë hiponatremia, një problem në gjak që mund të sjellë edhe vdekjen. Raste të tilla të vdekjeve nga hiponatremia ka pasur disa në Britani.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit