10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

I martuar 4 herë e i akuzuar për 2 vrasje, kush është 74-vjeçari që qëlloi gruan e tij

Më të lexuarat

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ku burri i moshuar vrau me armë gjahu gruan e tij 38 vite më të re në moshë.

Mësohet se Beqir Xhilaj, 74 vjeç ka vrarë Lumturie Xhilajn, 45 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:05, në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Mësohet se rreth 17 vite më parë, Beqir Xhilaj, ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij të parë, por për mungesë provash ai ishte lënë i lirë.

Ekspertiza mjekoligjore kishte arritur në përfundimin se gruaja e tij ishte vrarë, ndërsa dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të zonës pohonin krejt të kundërtën.

I njëjti skenar dyshohet se u përdor edhe këtë herë nga 74-vjeçari me gruan e tij të re, për të cilën njoftoi policinë e Shkodrës se ajo kishte vrarë veten. Por pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar krimin.

Bëhet me dije se ndaj 45-vjeçares ishin qëlluar me çifte teke me 4 plumba, një prej të cilëve në qafë dhe të tjerët në trup.

Banorët e fshatit Guci e Re në dëshminë e tyre pohuan se Lumturia ishte gruaja e katërt e Beqirit, i cili tashmë do të përballet me akuzën ‘Vrasje’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit