10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

I jepet lamtumira e fundit gazetarit të njohur kosovar

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur nga kolegët gazetarë të Rexhepit.

Ibrahim Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Thuhet se Rexhepi kohëve të fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai vite më parë ka lënë funksionin e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit.

Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit