14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

I dërguari i BE-së vlerëson suksesin e Turqisë në edukimin e fëmijëve refugjatë sirianë

Më të lexuarat

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, ka deklaruar se shteti dhe publiku turk po shënojnë suksese të mëdha në edukimin e qindra mijëra fëmijëve refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një shkolle në provincën jugore Gaziantep, ambasadori Meyer-Landrut tha se “fakti që deri në 700 mijë fëmijë sirianë janë integruar në sistemin arsimor turk është një histori suksesi e madhe dhe unike”.

Meyer-Landrut tha se BE-ja mund të ndihmojë vetëm në kuadër të programeve të saj mbështetëse, por theksoi se ky sukses i përket Turqisë.

Ai po ashtu tha se BE-ja ka financuar mbi 400 shkolla në të gjithë Turqinë, si dhe kostot operacionale, trajnimin dhe punësimin e mësuesve.

Duke falënderuar për bashkëpunimin qeverinë turke dhe në veçanti Ministrinë Kombëtare të Arsimit, Meyer-Landrut uroi suksese për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.

Guvernatori i provincës Gaziantep, Davut Gül, nga ana e tij, tha se ata vendosën të hapin një shkollë çdo javë që nga fillimi i mandatit, duke shtuar se gjithsej 41 shkolla janë përfunduar vetëm këtë vit.

Ai shtoi se ndërtimi i 54 shkollave po vazhdon, me shumë prej tyre që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2021.

Zyrtari i Ministrisë Kombëtare të Arsimit i angazhuar për ndërtim, Umut Gur, njoftoi se 1.2 milionë sirianë nën mbrojtje të përkohshme që jetojnë në Turqi janë të moshës shkollore.

Turqia strehon pothuajse 4 milionë refugjatë sirianë, shifër më e madhe se në çdo vend tjetër në botë.

Gur tha se derisa popullsia e refugjatëve të moshës parashkollore është rreth 127 mijë, ka rreth 442 mijë nxënës të moshës së shkollës fillore, rreth 348 mijë të moshës së shkollës së mesme dhe rreth 278 mijë nxënës në arsimin e mesëm nën mbrojtje të përkohshme. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit