10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

HRW: Myanmar po bënë krime kundër muslimanëve

Më të lexuarat

Myanmar ka bërë “fushatë të spastrimit etnik” kundër muslimanëve Rohingua, tha të hënën Human Rights Watch, duke paraqitur prova për varreza masive dhe deportim të dhunshëm.

Organizata kryesore globale për të drejtat e njeriut, thotë se Rohinguat, të cilëve u mohohet e drejta për shtetësi nga shteti i cili njihet si Burma, janë përball me krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjen, persekutimin, deportimin dhe deportimin e dhunshëm.

Zyrtarët në Myanmar, liderët e bashkësisë dhe priftërinjtë budist kanë organizuar dhe kanë shtyrë grupe të përkrahura nga forcat shtetërore të sigurisë, që të sulmojnë fshtarat muslimane në krahinën perëndimore Rakhinë, thotë HRW.

“Qeveria në Burmani po kryen fushatë të spastrimit etnik kundër Rohinguave, e cila edhe sot vazhdon përmes mohimit të ndihmës dhe kufizimeve në lëvizje”, thotë Phil Robertson, zëvendës drejtori i HRW për Azi.

Në Rakhine, më shumë se 125,000 Rohingua dhe muslimanë të tjerë janë deportuar me dhunë. Atyre ju privohet e drejta për të pasur qasje në ndihma humanitare dhe nuk ju lejohet që të kthehen në shtëpitë e tyre, thotë Human Rights Watch.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 180 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës ndërmjet budistëve dhe muslimanëve në këtë krahinë, në qershorin e vitit 2012, por HRW thotë se numri i të vrarëve është shumëfish më i madh./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit