6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA – Izrael: Hagel e finalizon marrëveshjen për armatim me Izraelin

Më të lexuarat

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Chuck Hagel, thotë se marrëveshja e planifikuar për armatim do ta ndihmoj Izraelin për ta mbajtur superioritetin e vet cilësor ushtarak në rajon.

Hagel sot në Tel Aviv është takuar me ministrin e mbrojtjes, Moshe Yaalon, për finaliziminn e detajeve për marrëveshje, sipas të cilës, Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Izraelin me raketa të avancuara dhe aeroplanë.

Zyrtari i lartë amerikan arriti dje në Izrael, në fillim të turneut të tij gjashtëditësh në rajon, që pritet të dominohet nga shqetësimet për programin bërthamor të Iranit dhe luftën civile në Siri.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas bisedimeve me zotin Yaalon, sekretari Hagel ka përsëritur se aksioni ushtarak mbetet opsion për ta ndalur Iranin nga prodhimi i armatimit atomik. /bs/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit