6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Homoseksualët nuk ndalen, tani lëndë edhe në shkolla

Më të lexuarat

TIRANE- Nxënësit e të gjitha niveleve të shkollimit duhet të mësojnë më tepër rreth komunitetit LGBT, në mënyrë që kinse të shmanget “diskriminimi”. Ky është thelbi i një rekomandimi të gjatë që “Avokati i Popullit”, Igli Totozani, i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me temë “Përfshirja në kurrikula dhe programe shkollore të njohurive për komunitetin “LGBT”, rekomandim i cili duket se nuk do të kalojë pa debate.

Duke sqaruar këtë kërkesë të tij, “Avokati i Popullit” shprehet se “Duke ditur se lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transeksualët kanë qenë shekuj me radhë dhe vazhdojnë të jenë objekt homofobie, transfobie dhe formave të tjera të intolerancës dhe diskriminimit për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, nevojiten masa specifike për të siguruar gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut për këtë kategori personash”. Në letërn e rekomandimit, Totozani, duke iu referuar edhe rekomandimit të 11-të të BE-së “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”, por edhe një sërë konventash të tjera, shprehet se “Shtetet duhet të marrin masat e nevojshme për t’u siguruar se mësuesit kujdestarë dhe stafi akademik të jenë në gjendje të zbulojnë, të analizojnë, të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të luftojnë çdo mënyrë diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitet gjinor. Ato duhet ta trajtojnë çështjen e orientimit seksual dhe të identitetit gjinor në mënyrë të respektueshme dhe objektive në kurrikulat, ose në orët e edukimit seksual dhe gjinor, dhe duhet të hartojnë programe fillestare dhe vazhduese trajnimi, si dhe të mbështetin dhe udhëzojnë mësuesit dhe të gjithë stafin arsimor për të trajtuar këto çështje në perspektivën e antidiskriminimit. E gjithë kjo ne funksion të metodave që nuk përmbajnë forma paragjykimi për përjashtimin social, diskriminimin dhe mohim të dinjitetit njerëzor, që realizohen mbi grupet e margjinalizuara të tillë si personat me orientim jo heteroseksuale”.
Rekomandimet
Sipas “Avokatit të Popullit”, Igli Totozani, metodat, kurrikulat dhe burimet arsimore duhet të shërbejnë për zgjerimin e të kuptuarit dhe respektimin e individëve të ndryshëm pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor, duke përfshirë edhe nevojat e veçanta të nxënësve, studentëve prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjeve të tyre. “Si përfundim, theksojmë se ekziston një nevojë e fortë për të rishikuar programet dhe materialet mësimore jo vetëm në Shqipëri, e theksuar kjo edhe në Rekomandimin 2010 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku rregullat mësimore të mos jenë të njëanshme, diskriminuese dhe denigruese, por në mbrojtje dhe mbështetje të komunitetit LGBT, në çdo vend ku ata jetojnë dhe organizohen. Në raportin social dhe ligjor mbi diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor të Këshillit të Evropës, i cili mbulon 47 vende anëtare, Shqipëria renditet në listën e vendeve që kanë shkallë të lartë të homofobisë dhe është detyrë e gjithë strukturave shtetërore, por jo vetëm e tyre të ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të për zbutjen e këtij fenomeni”, – shkruan “Avokati i Popullit”. Bazuar në këto arsyetime, Igli Totozani i ka kërkuar ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës edhe këtë proces të ri, kur të hartohen tekstet mësiumore. “Rekomandojmë: Përfshirjen në kurrikula dhe programe mësimore të njohurive dhe informacioneve për komunitetin LGBT, me qëllim arsimimin në një mjedis të sigurt pa dhunë, fyerje, përjashtim social apo trajtim ç’njerëzor lidhur me orientimin seksual ose me identitetin gjinor; trajnimin e stafit akademik për moslejimin e çdo forme diskriminimi duke siguruar mbrojtje dhe disiplinë në institucionet arsimore për shkak të përkatësisë së tyre seksuale”, – thuhet në përfundim të letrës së “Avokatit. (sg/shqiptarja.com/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit