4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Hetimet: Vajza është dhunuar sistematikisht 11 ditë

Më të lexuarat

Nëse Prokuroria dhe Policia do të kishin hetuar siç duhet rastin e ikjes se Nazime Vishës, në atë kohë ende pa mbushur 18 vjeç, atëherë do të ishte parandaluar një vrasje dhe do të ishte zbuluar një skandal pedofilie.

Kjo eshte deklarata e avokates se caktuar nga shteti për të mbrojtur adoleshenten, e cila eshte ne pritje te daljes para gjykates per akuzen e vrasjes me dashje. Avokatja Vjollca Pustina deklaron se Nazime Visha eshte abuzuar seksualisht që pa hyrë ne klasen e tete ose thene ndryshe ende pa mbushur 14 vjece.

“Vajza ka deklaruar se kur ka qëndruar me viktimën në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend 

për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura”, tha Pustina.

Burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se vajza e ka qëlluar Fiqiri Muçën, 45 vjeç, baba i pesë fëmijëve, pesë herë, ndërsa gjatë ndjekjes së tij deri sa e ka vrare ajo ka zbrazur plot 29 pluma kallashikovi.

E perditshmja “Panorama” publikoi të mërkurën nje sere mesazhesh telefonike qe vajza i dergonte viktimes dhe qe tregonin per nje lidhje te vullnetshme mes tyre. Megjithate avokatja kembengul se ajo eshte viktime e abuzimit.
Sipas saj, afeksionimi pas dhunuesit eshte nje sindrome, qe njihet boterisht nga psikologet, si sindroma e Stokholmit. Megjithate ajo sygjeron qe me shume se me mesazhet hetimet duhet të merren me faktin se perse nuk eshte hetuar rasti i denoncuar nga vajza si rrembim.

“Realisht mesazhet kanë dalë të dërguar nga një numër telefoni me numrat e fundit 668. Unë kam kontaktuar me familjarët dhe ata thonë që vajza nuk ka patur celular. Së fundmi mësohet se viktima kishte patur dy telefona dhe i kishte dhënë edhe një telefon vajzës për përdorim. Janë shkuar nga ajo, janë shkruar nën kërcënimin e vazhdueshëm të viktimës, kjo mbetet për t’u parë. Viktima e kishte kërcënuar me vrasje vajzën, me vrasje të familjarëve të saj. Nuk duhet të harrojmë edhe kushtet në të cilat jetonin, nivelit arsimor, kulturor, vendin ku ata jetojnë”, thotë avokatja.

Avokatja thote se ka prova qe viktima ka shkuar dhe e ka marre me dhune edhe ne shkolle të miturën, duke hedhur poshte nje lidhje normale mes nje vazje dhe nje burri, por nje viktime dhe nje dhunuesi. Pas ikjes apo rrembimit nga Fiqiri Muça, Nazime Visha nuk u kthye në banesë dhe nuk u pranua me nga prinderit e saj ne fshatin Malvilez i Tiranes, familje qe jeton ne kushte te mjerimit.

Nena e Nazimes pas krimit deklaroi se viktimen e kishin mik shtepie pasi prej nente vitesh atij i kishin hapur dyert, ndersa per te forcuar miqesine kane martuar nje nga vajzat me vellanë e viktimes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit