14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Hebrenjtë ultra-ortodokse bllokojnë projektligjin “anti-ezan” të mbështetur nga Netanjahu

Më të lexuarat

Një projektligj i mbështetur nga qeveria izraelite për të kufizuar volumin e thirrjes së ezanit duke ia hequr qendrat e zërit, apo ndryshe amplifikatorët, është bllokuar nga një burim i paimagjinueshëm: ultra-ortodoksët hebrenj të vendit.

Koka e projektligjit, ai që e mbështet e që dyshohet se e ka sponsorizuar politikisht, është kryeministri Benjamin Netanyahu, ndonëse ai ka ardhur nga parti e esktremit të djathtë. Por projektilgji është kundërshtuar nga të quajturit “vëzhguesë të qeverisë” të cilët e kanë quajtur një kërcënim për lirinë fetare.

Projektligji duhej të kalonte diskutimin e parë në parlament këtë javë, por ka ndërhyrë ministri i Shëndetësisë Yaakov Litzman, një anëtar i partisë ultra-ortodoks United Torah Judaism.

Litzman ka kundërshtuar ligjin duke thënë se kjo mund ketë ndikim të ngjashëm edhe te lutjet hebraike me zë

Projektligji, i propozuar nga anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë, Jeëish Home, u miratua nga një komitet ministror të dielën dhe duhej të kalonte nëpër tre diskutime para se të shkonte në parlament për t’u miratuar .

E tani, ai do të jetë në pritje deri sa një komitet ministror të mos ccojë në një votim të dytë.

Në teori, projektligji përfshin të gjithë objektet, fetare, përfshirë edhe sinagogat, por ai targeton më së shumti xhamitë.

“Për mijëra vjet, tradita çifute ka përdorur mjete të ndryshme, duke përfshirë shofar (një bri të dashit) dhe boritë për festat hebrenje”, tha ministri në letrën e tij të apelit, njoftojnë mediat.

“Me zhvillimin e teknologjisë, janë përdorur altoparlantë për të njoftuar fillimin e së shtunës, në nivelin e volumit të lejuar, dhe në përputhje me çdo ligj,” shtoi ai, duke iu referuar ditës javore të pushimit të çifutëve.

Ai shtoi se ligji i propozuar përbën ndërhyrje në praktikën fetare dhe status quo-në në mes të autoriteteve fetare dhe shtetit.

Në shenjë proteste kundër projektligjit, deputeti arabo-izraelit, Talab Abu Arar ka thirrur ezanin në parlament në fillim të javës, duke provokuar protesta nga disa anëtarë hebrenj të zemëruar.

Sipas raporteve të medias, deputetët arabe të cilët kundërshtuan projektligjin, ushtruan presion mbi Litzmanin që të përdorë fuqinë e tij si ministër për të bllokuar atë, duke argumentuar të drejtën e përbashkët për praktikat fetare të hebrenjve dhe muslimanëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit