13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Haradinaj: Po, Amerika na kërkoi heqjen e taksës, si mik iu tregova ku po na dhemb

Më të lexuarat

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan, ai e merr përmes Ambasadës amerikane.

“Çështja e marrëdhënies tonë me Amerikën, e kemi pa kushte dashurinë tonë ndaj Amerikës. Nuk ka popull tjetër që është ma pro Amerikë se na por i kemi do punë tona si shtet. Mund të ketë burime nga atje, por në komunikim me Amerikën, pra adresa zyrtare e Amerikës në Kosovë është Philip Kossnet dhe ai na tregon për atë punë edhe ne jemi të detyrumë me i tregu mikut ku po na dhemb. Qëndrimi i Amerikës të une vjen përmes ambasadori, ambasadori ka shprehur kërkesën për pezullim të taksës, ata kanë të drejtë me raportu për këtë. Sot e kishim pezullu sikur ta kishim një kontratë të dakordume, se nuk është vendos tarifa për me pengu një tarifë, por para se të kemi një marrëveshje obligative, ligjore që nënkupton njohje, e me këtë dialog që ka vazhdu në dy tri vitet e fundit e ma shumë ka qenë si një cirk, përndryshe nuk do të heqet taksa. Me 2022 nëse nuk hyjnë të dyja vendet në BE, nuk është zgjidhë çështja e Ballkanit. Nëse mbahemi peng deri atëherë, sigurisht që Kosova do të marrë masa të tjera”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit