13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Hamdallah i bën thirrje BE-së të ushtrojë trysni mbi Izraelin

Më të lexuarat

Kryeministri palestinez, Hamdallah i bëri thirrje BE-së që urgjentisht të ushtrojë trysni mbi Izraelin me qëllim që t’i ndalë shkeljet ndaj palestinezëve dhe vendeve të shenjta

RAMALLAH (AA) – Kryeministri i Palestinës, Rami al-Hamdallah, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që urgjentisht të ushtrojë trysni mbi Izraelin me qëllim që t’i ndalë shkeljet ndaj palestinezëve dhe vendeve të shenjta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Hamdallah thuhet se kryeministri palestinez ka pranuar në zyrën e tij ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të BE-së në vendin e tij, ndërsa gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në Jerusalem, me theks të veçantë shkeljet e Izraelit në kompleksin Al Aksa dhe përshkallëzimi i tensioneve nga vendbanimet kolone hebreje.

“Gjendja e sigurisë mund të përkeqësohet nga rritja e tensioneve nga Izraeli në Jerusalem, konkretisht përpjekjet e tyre për ndryshimin e statusit aktual të Al Aksa-së dhe shkeljet e vazhdueshme ndaj banorëve të Jerusalemit”, ka paralajmëruar sërish Hamdallah.

Ndryshe, më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa duke pretenduar se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit