Hamasi: Përfundimi i luftës është detyrë humanitare dhe morale

Më të lexuarat

 

Pas konferencës së OKB-së në Nju Jork mbi çështjen izraelito-palestineze, Hamasi ka reaguar duke e cilësuar përfundimin e luftës si një “detyrë humanitare dhe morale”.

Në deklaratë thuhet se “çdo përpjekje ndërkombëtare për të mbështetur popullin palestinez dhe të drejtat e tij legjitime është e mirëpritur dhe e vlerësuar”.

Megjithatë, grupi thekson se nuk mund të ketë përparim pa përfundimin e luftës në Gaza, të cilën e cilëson si “krim gjenocidi dhe politikë sistematike urie e ushtruar nga forcat pushtuese”.

Hamasi deklaroi se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje armëpushimi që përfshin tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza, hapjen e kalimeve dhe fillimin e menjëhershëm të rindërtimit.

Në fund, grupi theksoi rëndësinë e një procesi politik që do të çojë në përfundimin e okupimit dhe themelimin e një shteti palestinez sovran me kryeqytet Jerusalemin. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit