A e dini kush është kjo vajzë?
Eshte Hala Atik, një vajzë 13-vjeçare siriane.
Në vitin 1955, babai i saj vendosi ta zhvendoste familjen e tij nga Siria në Shtetet e Bashkuara.
Atiku, gruaja e tij dhe tre vajzat vendosën të emigronin. Ai i tha gruas së tij se do të shkonte në Kaliforni për të përgatitur shtëpinë para se te vinin ato.
Tre javë më vonë, ajo do t’i merrte vajzat dhe do t’i bashkohej burrit.
Kaluan tri javë.
Nëna mblodhi sendet e saj dhe u nis me vajzat e saj. Destinacioni i tyre ishte Nju Jorku.
Me të mbërritur në aeroportin e Nju Jorkut, asaj dhe vajzave të saj iu kërkua të hiqnin shamitë për fotot e kartës.
Nëna hezitoi dhe u ndie keq, por përfundimisht e hoqi shamine dhe pozoi. Më pas, ishte radha e vajzës së parë, pastaj se dytes dhe së fundmi, ishte radha e Halës.
Ajo refuzoi ta hiqte shaminë e kokës. Ato u përpoqën ta bindnin, por ajo këmbënguli të refuzonte, duke thënë: “Nëse kushti për qëndrimin tim në Amerikë është të braktis fenë time, atëherë do të kthehem në Siri.” Nëna e saj u perpoq te bente serish pune bindese, por me kot.
Oficerë dhe zyrtarë të rangut të lartë erdhën e nderhyne për ta bindur. E izoluan në një dhomë vetëm dhe e kërcënuan se do ta dërgonin përsëri në Siri nëse ajo refuzonte.
E gjithë kjo nuk pati sukses me Halën e vogël. Ata përfundimisht u dorëzuan dhe bënë këtë foto që shihni këtu. Ishte fotografia e parë e një gruaje të veshur me hixhab në kufijte amerikane.
Sigurisht, familja kishte rezervuar një fluturim nga Nju Jorku për në Kaliforni dhe avioni u nis pa ta sepse ishin vonë për shkak të vonesës së shkaktuar nga refuzimi i Halës.
Avioni u rrëzua dhe të gjithë në bord vdiqën.
Hala tha: “Falë Zotit dhe pastaj hixhabit tim, shpetova nga vdekja.”
Përkth: Myrvete Allmeta
