6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Hakerët shqiptarë kthejnë sytë nga grekët

Më të lexuarat

Hakerët shqiptarë kanë kthyer sytë nga faqet zyrtare greke në internet. Kësaj here pre e hakerëve ka rënë faqja zyrtare e kryetarit të partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos.

Sapo klikon në faqen zyrtare të Kammenos http://www.panoskammenos.gr, shfaqet një flamur shqiptar në të cilin shkruhet “Shqipëria Etnike.” Në sfond janë vendosur këngë patriotike shqiptare, ndërsa në pjesën e poshtme të faqes kryesore shkruhet: “Sepse ne nuk harrojmë kurrë”, raporton BW.

Duke përmendur shtypjen dhe fyerjen e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, hakerët shqiptarë shkruajnë se Greqia është një tjetër vend racist që mundohet të largojë shqiptarët nga trojet e tyre.

“Greqia është thjesht një vend tjetër racist, të cilët mundohen të largojnë shqiptarët nga vendi që dikur ka qenë i tyre, mirëpo ju i morët trojet tona me dhunë, duke ju ndihmuar edhe aleatet e juaj. Serbët përdoren terrorin dhe “reformën agrare” që parashikonte marrjen e tokave shpronësimin e shqipetarëve dhe dhenien e tyre jugosllaveve !. Në tokat shqiptare u vendosën kolonët serbë! Me anë të kësaj Beogradi synonte të prishte strukturën etnike të këtyre trojeve shqipetare. Me prishjen e strukturës etnike ata mund të thoshin se këto ishin toka serbe. Mirepo ja që edhe Nikola Gruevski po përdor të njëjtën politikë shoviniste me shqipetarët në Maqedoni! Duke fyer simbolet, duke na gjuajtur, duke na rrahur, duke na fyer fenë. Ju thjesht po zgjoni vullkanin në zemrat e Shqiptarëve. Shqipëria etnike është afër”.- shkruhet në faqen e hakeruar të politikanit grek Panos Kammenos.

Prej kohësh ekziston një betejë e ndezur, midis hakerave shqiptarë dhe atyre serbë, të cilët sulmojnë rregullisht faqet zyrtare të institucioneve shtetërore të të dyja shteteve. Hakerat shqiptarë më herët kanë sulmuar qindra faqe serbe e maqedonase, por tashmë duket se e kanë kthyer vëmendjen edhe nga Greqia, duke bërë thirrje për bashkimin e Shqiptarëve, në atë që e quajnë “Shqipëri etnike”./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit