8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hafiz Halil Selmani, imami me zërin e bukur dhe të fuqishëm

Më të lexuarat



Hafiz Halil Selmani, një prej hafizave të vjetër dhe simbol i ezanit të njohur të cilin e thirrë tani e 47 vite nga minaret e shkupit, sidomos nga minarja e xhamisë Jahja Pashë në Shkup.
I lindur më 11.02.1954 në fshatin Vërzhallë, krahina e Karshiakës, rrethina e Shkupit.
Hifzin e kreu në fshat nga hoxha i tij, mulla Etemi nga fshati Sllatinë (e Lepencit) dhe në moshën 18 vjeçare, akoma pa kryer shërbimin ushtarak, punësohet si imam në xhaminë Sulltan Murat, ku shërben dy vite dhe pastaj kalon në xhaminë Jahja pashë, ku shërben nga ajo kohë e deri më tani, plotë 47 vjet.
Xhamia e Jahja Pashës është xhami qëndrore në Shkup dhe ka minaren më të lartë në Ballkan, e gjatë 45.5 metra me 166 shkallë.
Në 5 vitet e para, sa ishte imam në xhaminë Jahja Pashë, duhej të hipnin lartë në minare për ta thirrë ezanin, edhe atë për pesë kohët e namazit, një angazhim i cili kërkon një fuqi goxha të madhe fizike. Hipja lartë në minare ishte shumë problematike, sepse kur të hipish në atë lartësi e sheh si lëkundet minarja dhe për ata që kanë frikë nga lartësitë, është e pamundshme qëndrimi në atë vend. Kur ta krahasojmë me gjendjen që e kanë imamët dhe muezinët sot, e shohim dallimin e madh dhe na bëhet shumë e qartë se sa lehtësime kan imamët që shërbejnë nëpër xhamia sot.
Hafiz Halili, 7 vite ka shërbyer si hatib në fshatin Vorcë, në afërsi të fshatit Radushë, në krahinën e Dërvenit, rrethina e Shkupit. Aty ishte inicijatorë për ndërtimin e xhamisë së re, pastaj rrugës dhe shumë aktiviteteve tjera në këtë fshat.
Dallohet për zërin e tij të bukur dhe të fuqishëm dhe për faktin se leximin e Kuranit e bën në dy mekame kryesore, atë Egjiptian dhe atë Turk. Të dy këto mekame i ka mësuar vet, nga lentat që ishin të pranishme në mesin e besimtarëve në atë kohë.
Në një bisedë personale tregon se hoxhallarët dhe besimtarët në kohën e komunizmit kishin besim të fuqishëm dhe ishin shumë të vendosur në fenë e tyre.
Akoma është vital dhe edhe pse ka dal në pension e shërben xhematin e xhamisë Jahja Pashë por edhe xhematin e Shkupit me këndimet e bukura të Kuranit.
Allahu i dhashtë shëndet të plotë, ymër të gjatë dhe edhe shumë momente të këndshme duke dëgjuar këndime të bukura të Kuranit prej Tij, dhe i dhashtë Xhenetin Firdeus në ahiret!
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit