22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hafiz Emin Cangonji

Më të lexuarat

Hafiz Emin Cangonji (1880-1952) ishte nip i Haxhi Mulla Cangonjit dhe biri i Musa Cangonjit një nga familjet edhe fetare e patriotike, por edhe intelektual dhe e kamur të Devollit.

Haxhi Mulla Cangonji u largua në Korçë dhe lindi tre djem, kurse Hafiz Emin Cangonji ishte nipi i tij. Hafiz Emini ka lindur në fshatin Cangonj në vitin 1880 dhe është arsimuar në shkollat e Korçës, por aftësitë e tij nuk ishin të pakta dhe ishte mjeshtër në përpunime të veçanta dhe punoj Hafiz, si edhe myezin i Xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit në Korçë deri me 1920 dhe mbas shkoi në Stamboll. Ai u kthye në atdhe me 1924 dhe mbas shkoj në Tiranë me 1930, ku do të qëndrojë deri në vitet e fundit të jetës dhe ndërron jetë në moshën 72 vjeçare me 1952.

Hafiz Emini prodhoi pullën e parë shqiptare

19 mars 1914 u prodhua dhe u qarkullua në Korçë pulla “Emisioni i përkohshëm i Komisionit të Kontrollit”. Kjo ishte një pullë vulë, e cila mund të aplikohej drejtpërdrejt mbi zarf, ose mund të vendosej mbi letër të hollë dhe më pas pritej e ngjitej mbi zarf. Ngjarjet historike që i paraprinë ishin: Njohja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha nëpërmjet Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 çoi në vendimin që administrata greke duhej të largohej nga Korça brenda datës 3 mars 1914.

Vendin e saj duhet ta zinte xhandarmëria shqiptare e asistuar nga gjenerali holandez Xhiraldi. U krijua dhe një “Këshillë Qeveritare” në përbërjen e së cilës kishte njerëz me veprimtari atdhetare të spikatur. Organizimi i sektorëve të tjerë të jetës në qytet ishte kompetencë e ushtarakëve të tjerë holandezë, kapitenit Dorman dhe majorit Volenhoven. Ky i fundit me zëvendësprefektin Abdyl Ypi u përpoqën të ndreqin boshllëkun, që krijoi largimi i grekëve së bashku me materialin postar.

Zgjidhja ishte përgatitja e një vule dore në ndihmë të shërbimit postar. Ajo u krijua nga mjeshtri Hafëz Emin Cangonji dhe përbëhej nga tre katrorë brenda njëri-tjetrit. Në qendër të pullës ishte shqiponja dykrenare dhe rreth e rrotull saj shkruhej “COMMISSION DE CONTROIE PROVISOIRE KORÇA”. Gabim gjuhësor tek fjala CONTROIE, duhej shkruar CONTROLE. Pulla vulë ka dy ngjyra vjollcë dhe të zezë. Pas saj u krijuan dhe dy vula metalike me shënimin “10 PARA 10” dhe “25 PARA 25”, të cilat do shërbenin për korespondencën e brendshme që kushtonte 20 para dhe për atë jashtë vendit 50 para.

Sadedin Gubetini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit