12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Haaretz: Për Trumpin, Netanyahu dhe Abbas janë “problematikë”

Më të lexuarat

– Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përshkruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas si “problematikë”, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz, e cila citon disa burime diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trump tha se të dy liderët janë problematik”, citoi Haaretz burimet perëndimore dhe ato izraelite të cilat kanë folur për gazetën në kushte anonimiteti.

Siç thuhet, pohimi i Trumpit është bërë në një takim të 19 shtatorit me Sekretarin e Përgjithshme të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve që ishin pjesë e takimit, së paku gjysma e diskutimeve i ishte kushtuar konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

“Por, konteksti i përgjithshëm ishte se nga të dy, Netanjahu është problemi më i madh”, citoi gazeta një diplomat perëndimor i cili kishte qenë i njoftuar për detajet nga takimi.

Haaretz shkruan më tej se Trump i ka thënë Guterresit se është i përkushtuar të çojë përpara “marrëveshjen historike të paqes”

“Gjatë viteve kam bërë shumë marrëveshje të rënda, por kam dëgjuar se marrëveshja më e rëndë nga të gjitha marrëveshjet është paqja midis Izraelit dhe Palestinës”, janë fjalët e Trumpit në takimin me kreun e OKB-së, Antonio Guterres.

Diplomati i lartpërmendur perëndimor, ka thënë se me përpjekjet për të arritur paqe, Trump dëshiron të sfidojë vetveten.

Sa i përket Netanyahut, Trump ka thënë se ai duhet të kuptoj se asnjëherë nuk do të ketë një president amerikan i cili ka më shumë mirëkuptim se ai, lidhur me sigurinë e Izraelit, dhe nga këtu do të pajtohet për gjëra të cilat i ka refuzuar në të kaluarën.

Trump u takua me Netanyahun në New York një ditë para mbledhjes së 19 shtatorit, dhe dy ditë para se të ishte takuar me Abazin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit