10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Guterres: Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur me bisedime direkte të dy palëve

Më të lexuarat

“Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy palëve, duke marrë për bazë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Guterres

ANKARA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar se statusi i Jerusalemit është çështje që duhet zgjidhur përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes Palestinës dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jerusalemi është çështje që duhet zgjidhur përmes bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy palëve, duke marrë për bazë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Guterres në një deklaratë lidhur me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Guterres ka theksuar se që nga dita e parë e emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së ka qenë kundër masave të njëanshme që do ta rrezikonin mundësinë e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai ka thënë se e kupton vendin e Jerusalemit në zemrat e njerëzve dhe se nuk ka alternativë tjetër pos zgjidhjes mes dy shteteve për problemin mes Palestinës dhe Izraelit. “Nuk ka plan B”, ka theksuar Guterres, duke shtuar se do ta mbështesë kthimin e liderëve izraelitë dhe palestinezë në negociata dhe do të bëjë gjithçka të mundur për paqe permanente.

Reagimi i Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit