24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Guterres: Izraeli t’i japë fund pushtimit 50-vjeçar të Palestinës, zgjidhje me dy shtete

Më të lexuarat

Kreu i OKB-së i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund pushtimit 50-vjeçar të Palestinës duke tërhequr vëmendjen se rruga e vetme për të hedhur themelet e paqes së qëndrueshme është dhënia fund pushtimit dhe arritja e zgjidhjes së negociuar me dy shtete…

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh (Antonio Guterres), i bëri thirrje Izraelit që t’i japë fund pushtimit 50-vjeçar të Palestinës duke tërhequr vëmendjen se rruga e vetme për të hedhur themelet e paqes së qëndrueshme është dhënia fund pushtimit dhe arritja e zgjidhjes së negociuar me dy shtete.

Përmes një komunikate me shkrim në 50-vjetorin e pushtimit të Palestinës nga Izraeli, Antonio Guterresh rikujton se ky pushtim i ngarkon popullit palestinez një barrë shumë të rëndë duke e detyruar atë që të jetojë brez pas brezi në varfëri, në kampet e refugjatëve.

Ky pushtim – thekson shefi Kombeve të Bashkuara – trajtëson jo vetëm jetën e palestinezëve, por edhe atë të izraelitëve, si dhe nxit ciklin e dhunës dhe hakmarrjes.

“Vazhdimi i pushtimit u dërgon palestinezëve mesazhin se ëndrra e tyre për të krijuar shtet s’do të realizohet kurrë, ndërsa izraelitëve atë se paqja, siguria dhe njohja rajonale do të mbeten vetëm një aspiratë”, shton ai.

“Eliminimi i pushtimit, që filloi në vitin 1967, si dhe arritja e një rezultati të negociuar me dy shtete është e vetmja mënyrë për të hedhur themelet për një paqe të qëndrueshme, e cila plotëson nevojat izraelite për siguri dhe aspiratat palestineze për shtetësi dhe sovranitet. Kjo është e vetmja rrugë për të arritur të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez”, vlerëson Guterresh.

Pasi nënvizon se tani është koha për t’i dhënë fund konfliktit duke krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe jetuar në paqe e siguri krah për krah me shtetin izraelit; kreu i OKB-së shpreh besimin se zgjidhja e problemit izraelito-palestinez do të eliminojë aktet e dhunës dhe terrorizmin duke hapur rrugët e të drejtave të njeriut, bashkëpunimit, sigurisë dhe mirëqenies në rajon e më gjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit