24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Katari dërgon mesazh kompromisi: Nuk do të kundërpërgjigjemi

Më të lexuarat

Katari, me të cilin prenë marrëdhëniet diplomatike disa vende arabe përfshi Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dërgoi një mesazh kompromisi.

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Muhammed bin Abdurrahman es-Sani tha se nuk do të kundërpërgjigjen ndaj fqinjëve në Gjirin Persik.

“Divergjencat duhet të tejkalohen me rrugën e dialogut” tha Es-Sani.

Kurse Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Enver Gargash, kërkoi “garanci dhe hartë rrugore” për të filluar përsëri dialogun me Dohan.

“Nevojitet krijimi i një tabloje për të ardhmen në mënyrë që të  konsolidohet siguria dhe stabiliteti i rajonit. Pas ndërprerjes së obligimeve duhet rivendosur besimi. Së bashku me garantimet, nevojitet edhe një hartë rrugore” shkroi në llogarinë e tij në Twitter, Gargash.

Por ai nuk dha informacione në lidhje me garantimin e kërkuar.

Nga ana tjetër Egjipti, një vend tjetër që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Katarin, sot duke filluar nga ora 07.00 me orën lokale deri në një urdhër të dytë, mbylli hapësirën ajrore për këtë vend.

Brenda ditës pritet që edhe Arabia Saudite dhe Bahrejni të mbyllin hapësirat e tyre ajrore për Katarin.

Ndërsa Kuvajti, një anëtar tjetër i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit i dërgoi palëve mesazhe për gjakftohtësi.

Emiri i Kuvajtit, Sheiku Ahmet Al Sabah, priti dje përfaqësuesin e Arabisë Saudite dhe më pas zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Katarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit