Grumbujt e mbeturinave në Gaza rrezikojnë jetën e palestinezëve

Më të lexuarat

Mbeturinat që janë grumbulluar në qytet si pasojë e rritjes së popullsisë dhe mungesës së plotë të infrastrukturës nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, shkaktojnë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme

Në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, qindra mijëra palestinezë të zhvendosur janë kthyer në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Mbeturinat që janë grumbulluar në qytet si pasojë e rritjes së popullsisë dhe mungesës së plotë të infrastrukturës nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës, shkaktojnë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Mbeturinat mblidhen nëpër rrugë dhe në zona pranë vendbanimeve për shkak të pamjaftueshmërisë së automjevete të bashkive në qytetin e Gazës.

Mbeturinat, plehrat e grumbulluara në rrugë shkaktojnë që sëmundje të tilla si kolera, difteria dhe tifoja të përhapen me rrugë të ndryshme.

Si pasojë e mungesës së shërbimeve komunale në qytetin e Gazës, ndotja e shkaktuar nga mbeturinat dhe mbetjet e ndryshme në zonën përreth është në rritje.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit