11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gruaja që i largoi francezët nga Algjeria, torturat ndaj saj dhe fitorja pas vdekjes

Më të lexuarat

Kjo fotografi është bërë në Algjeri më 15 Tetor 1957. Në fotografi shihet një luftëtare Algjeriane për liri Zuleiha Al-Shayeb, e lidhur për një makine të ushtrisë pasi Forcat e Okupimit Francez e kishin kapur atë. Këtu është fotografuar pak para se ajo të ngrehet zvarrë nëpër rrugët e Algjerisë e lidhur për makinën e ushtrisë, ndërkohë që okupatorët Francez paralajmëronin të gjithë qytetarët përmes altoparlantëve, se ky do të ishte “shpërblimi” për çdo kënd që rebelohet kundër okupimit Francez dhe Franca nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, bile edhe ndaj femrave. Ajo as nuk bërtiti e as nuk fliste gjatë aktit makabër dhunues. Ajo ishte torturuar për 10 ditë pa ndalë, përpara se ta hidhnin atë për vdekje nga helikopteri i ushtrisë Franceze. Trupi i saj nuk u gjet deri në vitin 1984 kur një fshatar Algjerian kujtoi se dikur kishte varrosur një trup që e kishte gjetur skaj rrugës dhe i lajmëroi autoritetet për vendin e varrit, ku ata me të vërtetë gjetën eshtrat e një gruaje dhe disa copa të rrobës (fustanit) që kishte veshur ajo.

Pas martirizimit të Zuleiha Al-Shayeb, mbi 1 milion alergjian detyruan francezët të pranon se ato nuk kishin ardhur për nderin dhe dinjitetin e popullit algjerian. Më 5 korrik 1962, Algjeria arriti pavarësinë nga Franca.

Lutemi që Zoti të bekojë popullin e Algjerisë dhe lutemi që Zoti të i jap një vend të lartë në Xhenet Zuleiha Al-Shayeb dhe të gjithë dëshmorëve të revolucionit Algjerian./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit