9.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Greqi, protestë e refugjatëve sirianë për bashkim me familjet e tyre

Më të lexuarat

Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Dua të takohem me nënën time”, refugjatët iu drejtuan Kancelares gjermane Angela Merkel me sloganin “Merkel hapi kufijtë”

ATHINË (AA) – Refugjatët sirianë në Greqi mbajtën protestë për t’u bashkuar me familjet e tyre të cilat ndodhen në vendet e tjera evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 100 refugjatë, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë u mblodhën përpara ndërtesës së Zyrës Migracionit në kryeqytetin grek, Athinë.

Refugjatët duke vënë në dukje se prej një kohe të gjatë ndodhen në Greqi që pas mylljes së kufijve të rrugës së migrimit, ata kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet te zyrtarët me qëllim bashkimin me familjarët e tyre sa më parë.

Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Dua të takohem me nënën time”, refugjatët iu drejtuan Kancelares gjermane Angela Merkel me sloganin “Merkel hapi kufijtë”.

Pas mbylljes afërsisht para një viti e gjysëm të kufijve të cilët ishin të hapura drejt Evropës, thuhet se më shumë se 60 mijë refugjatë mbetën të bllokuar në Greqi.

Pavarësisht se refugjatët e kanë rrugën e hapur për dërgimin në vendet evropiane nëpërmjet programeve ai i bashkimit familjar dhe rivendosjes së tyre, bëhet e ditur se funksionimi i ngadaltë i procedurave ka shkaktuar reagime.

Nga Bashkimi Evropian është premtuar për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Greqi dhe Itali, por kjo shifër deri më tani ka mbetur vetëm në 27.695.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit