11.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Batalla: Përfundimi i negociatave me Turqinë do të ishte “gabim fatal” për BE-në

Më të lexuarat

Sekretarja e Përgjithshme e Forumit turk të Parlamentin Evropian, Laura Batalla, ka paralajmëruar se përfundimi i negociatave me Turqinë do të jetë “një gabim strategjik fatal” nga pikëpamja e BE-së

BRUKSEL (AA) – ŞERİFE ÇETİN

Sekretarja e Përgjithshme e Forumit turk të Parlamentin Evropian, Laura Batalla, ka paralajmëruar se përfundimi i negociatave me Turqinë do të jetë “një gabim strategjik fatal” nga pikëpamja e Bashkimit Evropian.

Batalla për gazetaren e Anadolu Agency (AA) ka bërë disa vlerësime në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE.

Pasi ka cekur deklaratat në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE të bëra në një program televiziv nga Kancelarja gjermane dhe njëkohësisht kryetarja e Unionit Kristian Demokratik (CDU) Angela Merkel dhe kundërshtari i saj kreu i Partisë Social Demokratike (SPD) Martin Schulz, sekretarja Batalla ka vënë në dukje se në shumicën e vendeve anëtare të BE-së nuk ka konsensus për pezullimin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë.

“Deklaratat e Schulz dhe Merkel-it në Gjermani për pezullimin e negociatave mes BE-Turqi duhet të vlerësohen në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen javën e ardhshme në Gjermani”, tha Batalla.

Ajo ka rikujtuar se marrëdhëniet Turqi-BE do të vijnë në rendin e ditës në Samitin e Këshillit të BE-së i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, dhe ka shtuar se pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjermani mund të mos vazhdojë qëndrimi i ashpër kundrejt Turqisë.

Me tej duke tërhequr vëmedjen për rëndësinë ku Franca një prej vendeve të rëndësishme të Unionit nuk dëshiron pezuliimin e negociatave me Turqinë, Batalla tha se “Ka shumë interesa të përbashkëta mes palëve. Pezullimi i negociatave do të jetë humbje për të dy palët. Turqia dhe BE-ja janë të lidhura jashtëzakonisht me njëra tjetrën”.

“Pezullimi i negociatave do të ishte një gabim strategjik fatal për BE-në”

“Bisedimet Turqi-BE absolutisht nuk duhet të pezullohen dhe nuk duhet të ndërpriten. Kjo do të ishte një gabim strategjik fatal për BE-në”, tha Batalla.

Pasi ka rikujtuar se procesi i negociatave mes Turqisë dhe BE-së ka shkuar edhe më prapa se në vitin 2005 kur kanë nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit të Turqisë, Batalla tha se “Në të vërtetë Turqia që prej vitit 1959 e deri tani ka trokitur në derën e BE-së. Anëtarësimi në BE për Turqinë ka qenë gjithmonë një nga bazat kryesore të politikës së jashtme”.

Më tej Batalla ka vënë në dukje ndjesinë e Turqisë se BE-ja në procesin e negociatave nuk është treguar e drejtë dhe e sinqertë, dhe kjo situatë ka shkaktuar zhgënjim tek pala turke dhe se në opinionin publik ka ulur mbështetjen për anëtarësimin në BE.

“BE duhet të përcaktojë një rrugë të re për të vazhduar procesin e negociatave në mënyrë të ndershme dhe të besueshme. Për shkak të mos-hapjes së kapitujve dhe politizimit të procesit negociatat kanë hyrë në një preoces të bllokuar”, thekson Batalla.

Ndër të tjera ajo ka rikujtuar se PE-ja në muajin korrik për shkak të situatës politike në Turqi në etapën e parë ka rekomanduar ngrirjen dhe më pas pezullimin e përkohshëm të procesit të negociatave, ndërsa në anën tjetër nuk duhet harruar se PE-ja ka mbështetur gjithmonë në mënyrë shumë të fortë anëtarësimin e Turqisë në BE.

“Në kohët e fundit në PE është formuar një perceptim se Turqia nuk ka shënuar përparime dhe nuk ka zbatuar përgjegjësitë në parimet si sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat e njeriut”, ka bërë të ditur Batalla.

Batalla ka tërhequr vëmendjen se negociatat e BE-së janë një mjet i rëndësishëm për të kontribuuar në procesin e demokratizimit në Turqi, duke shtuar se “Nëse BE-ja i jep fund njëanshëm procesit të anëtarësimit të Turqisë, kjo në Turqi do të forcojë mendimin se BE-ja që në fillim nuk ka qenë serioze dhe e sinqertë në çështjen e anëtarësimit dhe integrimit të Turqisë. Edhe vendimi për ti dhënë fund negociatave Turqi-BE duhet të jetë një vendim që palët duhet të marrin të dy bashkë. Por unë mendoj se nuk kemi arritur në këtë pikë”.

“Është kusht dialogu i hapur dhe i sinqertë”

Ndoshta marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë në nivelin më të ulët që nga viti 2005 e deri tani, por ka një mënyrë të thjeshtë për të rregulluar dhe zhvilluar marrëdhëniet e cila është “ndërtimi i një dialogu të hapur dhe të sinqertë” dhe për këtë palët duhet të kuptojnë njëri tjetrin ka vënë në dukje Batalla.

Pasi ka mbrojtur idenë e saj se do të kontribojnë në marrëdhënie, hedhja e hapave pozitive nga BE-ja për çështjet e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracinë në Turqi, Batalla ka vënë theksin se kjo do të shkaktojë edhe ndryshimin në qëndrimin e BE-së.

“Edhe BE-ja duhet të kuptojë se Turqia në kohët e fundit ka kaluar përiudha të vështira”, potencoi Batalla duke shtuar se Turqia po kalon nëpër një periudhë të vështirë jo vetëm nga tentativa për grusht shteti vitin e kaluar por edhe për shkak të sulmeve të kryera nga organizata të ndryshme terroriste.

Pasi e ka cilësuar si një sulm të papranueshëm tentativën për grusht shteti ndaj qeverisë turke e cila është e zgjedhur me rrugë demokratike, Batalla tha se “Tentativa për grusht shteti është një nga sprovat më të mëdha që demokracia turke është përballur përgjatë historisë së saj”.

Ndër të tjera pasi ka transmetuar se BE-ja ka dënuar tentativën për grusht shteti dhe ka treguar se është në solidarizim me Turqinë duke theksuar se ndodhet bashkë me popullin turk, Batalla ka deklaruar se “Ndërsa në anën tjetër BE-ja është përqendruar shumë në fushëveprimin dhe përmasat e aktiviteteve të qeverisë së Turqisë pas tentativës për grusht shteti. Turqia po kalon në një periudhë të vështirë. Trauma nuk është kuptuar plotësisht nga BE-ja”.

Më tej Batalla ka mbrojtor idenë e saj se BE-ja për të kuptuar më mirë hapat e hedhur nga Turqia duhet të perceptojë më mirë situatën ku ndodhet vendi.

“Mos-hapja e kapitujve politizon procesin”

Sipas saj, procesi i zgjerimit të BE-së është një proces teknik dhe se “ky proces është politizuar shumë në situatën e Turqisë”.

“BE-ja i paraqet kapitujt si një çmim për Turqinë, ndërkohë që kjo është domosdoshmëri në kuadër të procesit teknik të negociatave”, tha Batalla duke mbrojtur idenë e saj se BE-ja për të vërejtur përparime në çështjet për të cilën e kritikon Turqinë duhet të hap kapitullin 23 në lidhje me “gjyqësorin dhe të drejtat themelore” dhe kapitullin 24 për “drejtësinë, lirinë dhe sigurinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit