20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Google publikon syzet high-tech

Më të lexuarat

Google ka publikuar disa detaje të studimit të saj për syzet që zmadhojnë realitetin që na rrethon. Motori i kërkimit publikoi disa materiale të “Project Glass”, si foto dhe një video në rrjetin e tij social Google+. 

Pamjet tregojnë një projekt të dizajnuar me një mikrofonë dhe një ekran gjysmëtransparent për video, që e zgjedh informacionin përmes syrit të djathtë të njeriut. 

Hartuesit e produktit deklaruan se kërkonin një “feedback” për idenë. Ata nuk dhanë ndonjë të dhënë se kur objekti i ri mund të dalë në shitje, apo se sa do të kushtojë. 

“Një grup i yni nisi “Project Glass” për të ndërtuar këtë lloj teknologjie, që ju ndihmon të eksploroni dhe të ndani me të tjerët botën tuaj, duke ju ndalur në një moment”, thuhet në deklaratën e Google X, siç njihet ndryshe laboratori i kompanisë. 

“Ne po e ndajmë këtë informacion me ju tani, sepse duam të nisim një bashkëbisedim dhe të mësojmë nga dijenitë tuaja”, thotë më tej deklarata. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit