Fotot që publikoi agjencia “Tasnim” për zbulimin nga radarët iranianë të avionit më të ri stealth F-35, më i fuqishmi në arsenalin ushtarak amerikan dhe me vlerë mbi 100 milionë dollarë, si dhe goditjen e tij dhe konfirmimi nga zëdhënësi i Komandës Qendrore, kapiteni Tim Hawkins, se avioni është goditur nga ajo që besohet të jetë “zjarr iranian” (ende nuk është përcaktuar saktë lloji i armës, nëse ishte raketë tokë-ajër apo mbrojtje tokësore) tregojnë se jemi përpara një momenti vendimtar në luftë.
Kjo veçanërisht pasi goditja ndaj këtij avioni të gjeneratës së pestë ndodhi vetëm pak orë pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili tha se mbrojtja ajrore iraniane ishte “shkatërruar plotësisht”. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi saktësinë e vlerësimeve të inteligjencës amerikane për aftësitë mbrojtëse të Teheranit, të cilat arritën të zbulojnë dhe të godasin një nga krenaritë e industrisë amerikane.
Garda Revolucionare Iraniane mori përgjegjësinë për operacionin, ndërsa pala amerikane ende e përshkruan incidentin si “nën hetim”, për të vlerësuar boshllëqet që lejuan mbrojtjen ajrore iraniane të zbulojë dhe godasë avionin stealth.
/Ahmed Mansour/
