Ai ju dha forcë të agjëroni, ju dha mundësi të afroheni me Të, ju dha udhëzim… prandaj kujtoni fjalën e Tij:
“Që ta plotësoni numrin (e ditëve), ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar dhe që të jeni falënderues.”
Në Festën e Bajramit të Fitrit, mos lejoni që bisedat të mbushen me ankesa e pakënaqësi për jetën dhe vështirësitë…
Ndoshta nuk kemi shumë, por kemi mjaftueshëm për të falënderuar.
Ndoshta nuk kemi gjithçka që duam, por kemi më shumë se ç’meritojmë.
Prandaj mësojeni zemrën tuaj:
të falënderojë…
të përmendë Allahun…
të kërkojë vetëm prej Tij…
Mos lejoni që zëri i ankesës të bëhet më i fortë se zëri i mirënjohjes në shpirtin tuaj…
Sepse Allahu premton:
“Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj (të mirat).”
Hoxhë Bekir Halim
