6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Godet hoxha për vrasjen që ndodhi në Ferizaj: “Ky krim ka rrënjët në politikë, amoralitet, drogë e muzikë”

Më të lexuarat

Hoxha nga Ferizaj, Ardian Sejdiu ka shkruar një status lidhur me vrasjen e Marigona Osmanit që ndodhi ditën e hënë në mënyrë shumë të rëndë nga Dardan Krivaqa, ky i njohur për kriminalitetin e tij ndër vite.

Ai ka shkruar se ky krim i rëndë që na ka prekur të gjithëve i ka rrënjët në degjenerim, amoralitet, narkomani, drogë e alkool. Po ashtu ai ka thënë se ky krim rrënjët i ka politikë, art, muzik e biznes që promovohet gjithandej!

Ky është statusi i tij i plotë:

Të gjithë ndiejmë keqardhje, por edhe të gjithë jemi fajtorë !
Oj rini e dashur !
Asgjë nuk sjellë dobi ndezja e qirinjëve, as asaj të pafajshmës për të cilën i keni ndezur nuk i bênë dobi, as neve që jemi prekur shpirtërisht nga ky krim makabêr !
Krime të tilla rrënjët i kanë në degjenerim, amoralitet, narkomani, drogë e alkool.
Krimi i ka rrënjët në politikë, art, muzik e biznes që promovohet gjithandej në seriale, filma e këngë.
Ejani ta ndezim sinjalin e ndërgjegjës para se t’i ndezim qirinjët që shuhen ende pa u ndezë !
Zoti Plotëfuqishëm; udhëzona, vetëdijsona, mbrona nga kurthat e djallit që na vijnë si vlera dhe bëna fitimtar kundra çdo të keqe !KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit