23.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Gjykata Themelore vendos pro komunës së Prishtinës

Më të lexuarat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paditur Ministrinë e Pushtetit Lokal pasi që kjo e fundit e kishe vlerësuar si legjitim vendimin e marrë në kuvend nga LDK dhe PDK për shkarkim të aksionarëve në ndërmarrje publike.
Gjykata e vlerëson si të bazuar ankesën e komunës duke thënë se ministria e ka parë vetëm momentin e marrjes së vendimit por nuk e ka shqyrtuar çështjen e konfliktit të interesit të 10 këshilltareve komunalë, gjë që po ashtu kërkohet me ligjin për vetëqeverisje lokale, raporton KTV.
 
Deri në një vendim tjetër dhe konkluzioneve nga Agjencia Kundër Korrupsion, vendimi i Kuvendit Komunal shtyhet.
 
Ndërmarrjet publike kanë qenë arsye debatesh të ashpra mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit