22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gjermania u jep të drejtë azili të dyshuarve të FETO-s

Më të lexuarat

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë e opozitës, qeveria konfirmoi se 249 shtetas turq me pasaporta diplomatike kishin aplikuar për azil në Gjermani që nga tentativa për grusht shteti në Turqi

BERLIN (AA) – Rreth 200 qytetarëve turq, përfshirë ish-ushtarë, dhe anëtarët e tyre të familjes, u është dhënë azil në Gjermani, njoftoi të martën media lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë e opozitës, qeveria konfirmoi se 249 shtetas turq me pasaporta diplomatike kishin aplikuar për azil në Gjermani që nga tentativa për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit të kaluar nga organizata terroriste FETO.

Deri në shtator të këtij viti, 196 personave u është dhënë azil. Ky numër përfshin edhe anëtarë të familjes, tha ligjvënësja e Partisë së Majtë Sevim Dagdelen për agjencinë e lajmeve DPA.

Tentativa për grusht shteti ushtarak e vitit të kaluar në Turqi, e cila ishte orkestruar nga organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Fetullah Gulen, la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.

Pas grushtit të shtypur, disa oficerë ushtarakë turq të vendosur në bazat e NATO-s në Gjermani nuk respektuan urdhrat nga Ankaraja për t’u kthyer në shtëpi. Disa ish-ushtarë dhe ish-zyrtarë me lidhje të dyshuara me FETO-n gjithashtu erdhën në Gjermani nga vendet fqinje ose Turqia dhe kërkuan azil.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Ankaraja për kthimin e të dyshuarve të FETO-s në Turqi për gjykim, autoritetet gjermane deri tani kanë hedhur poshtë këto kërkesa, duke argumentuar se Ankaraja duhet së pari të sigurojë prova të shëndosha ligjore për secilin individ të akuzuar.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere konfirmoi javën e kaluar se 615 qytetarë turq me pasaporta diplomatike ose zyrtare kishin aplikuar për azil në vend, por ai nuk dha ndonjë informacion në lidhje me rezultatet e këtyre aplikimeve.

Gjermania, ku jetojnë tre milionë emigrantë turq, është ndër vendet ku FETO ka arritur të organizojë një rrjet të madh, duke përfshirë dhjetëra biznese, shkolla private dhe organizata mediatike.

Autoritetet turke theksojnë se FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të marrë kontrollin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit