22.7 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Gjermania i jep 1 milion euro për kthimin e emigrantëve ilegal

Më të lexuarat

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjermani nuk ka shkuar edhe krejt “huq”. Shteti gjerman është zotuar se do t’ia jap Kosovës 1 milionë euro për riatdhesimin e emigrantëve ilegalë.

Këtë premtim ia ka bërë ministrit të jashtëm kosovar, homologu i tij gjerman, Steinmeier.

Kështu  kanë thënë burime të afërta me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë kosovare edhe përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka pasur një takim me ministrin e Jashtëm gjerman.

“Sot pata takime të larta në Berlin, përfshi edhe takimin bilateral me homologun tim Steinmeier. Biseduam per rritjen e investimeve gjermane dhe mundësinë e punësimit sezonal, ndaljen e migrimit të paligjshëm, përkrahjen gjermane për integrimet euro-atantike si dhe lobim të përbashkët për njohjen nga pesëshja e BE-së. HTH”, kishte shkruar Thaçi në Facebook gjatë ditës së djeshme.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit