14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Erdogan: Sulmet ndaj Profetit Muhamed, vija e kuqe e myslimanëve

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fjalën që mbajti në mbledhjen e Unionit të Parlamenteve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, tha se mbi botën islame sot po bëhen operacione dhe bëri thirrje për unitet e solidaritet.

Duke rikujtuar sulmet në rritje ndaj islamit pas atentatit në Paris, Presidenti Erdogan tha se “sot nuk është dita për të nxjerrë në pah interesat individuale, apo ato sektare”.

Terroristët nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë zëdhënësit dhe përfaqësuesit e hapësirës gjeografike islame, cilësoi Erdogan.

Përdorimi bashkë, pranë njëri-tjetrit dhe me qëllim i koncepteve “terrorist” dhe “mysliman” është ofendimi dhe sulmi më i madh, që i bëhet botës islame, tha Erdogan, ndërsa shtoi se askush nuk mund ta sqarojë dhe t’i japë shpjegim veprimit, që bëri revista “Charlie Hebdo”, e cila e përdori profetin islam si material për karikaturat e saj.

Sulmi ndaj liderit të një feje nuk mund justifikohet me lirinë e shprehjes, theksoi Erdogan, duke shtuar se sulmi ndaj Profetit Muhamed për myslimanët është “vijë e kuqe”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit