23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Gjermani – Çereku i parë i vitit shënon 208 sulme ndaj myslimanëve

Më të lexuarat

Në përgjigje të qeverisë gjermane ndaj interpelancës së Partisë së Majtë bëhet e ditur se aktorët e këtyre sulmeve të shpeshtën e rasteve janë ekstremistët e krahut të djathtë.

Në çerekun e parë të vitit 2017 në Gjermani janë regjistruar 208 sulme ndaj myslimanëve.

Sipas lajmit të gazetës gjermane “Noje Osnabryker Cajtung” (Neue Osnabrucker Zeitung) në përgjigje të qeverisë gjermane ndaj interpelancës së Partisë së Majtë bëhet e ditur se aktorët e këtyre sulmeve të shpeshtën e rasteve janë ekstremistët e krahut të djathtë, ndërsa në këto sulme janë plagosur 2 persona.

Ndërkaq në përgjigje bëhet e ditur se këto të dhëna nuk mund të krahasohen me të dhënat e viteve të kaluara për shkak se autoritetet gjermane për herë të parë filluan ti regjistrojnë këto sulme në një kategorinë e veçantë të “krimeve kundër islamit”.

Në mesin e sulmeve të kryera ndaj myslimanëve janë përfshirë ngacmimet nëpërmjet internetit, dërgimi i letrave kërcënuese, sulmet ndaj grave të mbuluara dhe meshkujve myslimanë në rrugë, dëmtimi i godinave të myslimanëve dhe vizatimi i simboleve naziste në muret e tyre.

Në anën tjetër bëhet e ditur se gjatë periudhës në fjalë janë ndërmarr 15 sulme ndaj xhamive, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2016 janë regjistruar 27 sulme të tilla.

Qeveria e Gjermanisë bëri të ditur se në çerekun e parë të vitit 2016 në vend u organizuan 32 tubime antiislame, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti kjo shifër doli në 36.

Deputetja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke bëri të ditur se këto shifra janë të frikshme, ndërsa shtoi se “Supozoj që ngjarjet e regjistruara të dhunës janë pjesa e dukshme e ajsbergut. Sepse shumica e personave rastet e ofendimeve dhe sulmeve nuk i paraqesin në polici për shkak të frikës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit