8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Gjenocidi i Srebrenicës do t’i ndjek nga pas ata që masakruan të pafajshmit”

Më të lexuarat

“Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare që ta mbështesin pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës me hapa konkretë”, tha presidenti Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se Gjenocidi i Srebrenicës do t’i ndjek nga pas ata të cilët kanë masakruar 8.372 të pafajshëm duke mos dalluar gra e burra, të rinj e pleq, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në mesazhin e publikuar me rastin e 22 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, tha se e kujton me pikëllim dhe vuajtje të madhe përvjetorin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicë, i cili është kryer përpara syve të ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së OKB-së, në një vend ku OKB e kishte shpallur si zonë të sigurtë.

Duke e cilësuar gjenocidin në Srebrenicë si “Një nga ngjarjet më të turpshme të kohëve të fundit në historinë e njerëzimit”, Erdoğan uroi mëshirën e Zotit për viktimat dhe durim për të afërmit e dëshmorëve dhe popullit të Bosnjës.

“Gjenocidi i Srebrenicës do t’i ndjek nga pas ata të cilët kanë masakruar 8.372 të pafajshëm duke mos dalluar gra e burra, të rinj e pleq, si dhe frikacakët të cilët civilët që ishin strehuar tek ata, ia dorëzuan vrasësve të gjakosur, duke i shkelur vlerat themelore njerëzore”, tha Erdoğan.

Ai ka theksuar se ajo çfarë duhet bërë që ngarjet e tilla jo njerëzore të mos përsëriten më, është që të sigurohet që ata që kanë qenë pjesë e gjenocidit dhe gjithë ata që kanë neglizhuar në këtë rast të marrin dënimin e duhur.

Erdoğan po ashtu vuri në dukje se duhet parandaluar përhapja e ideologjive raciste, islamofobe, të cilat nxisin urrejtjen etnike dhe vendosin mosmarrëveshje mes njerëzve të cilët ndajnë të njëjtën lagje, qytet dhe shtet.

“Asnjëherë nuk duhet lejuar përpjekjet për mohimin e gjenocidit”

Ai tha se nuk duhet lejuar asnjëherë përpjekjet për të harruar, nënvlerësuar apo mohuar gjenocidin.

“Përkundër të gjitha vuajtjeve të përjetuara në të kaluarën nga populli i Bosnjë e Hercegovinës, siç janë padrejtësitë dhe joligjshmëritë, përpjekja e tij e devotshme për të jetuar së bashku me fqinjët e tyre në paqe dhe qetësi është e admirueshme. Ne mendojmë se mbrojtja e strukturës së pasur kulturore dhe etnike të Bosnjë e Hercegovinës është përgjigjja më e mirë e dhënë ndaj atyre që përpiqen të vënë hije në paqen e këtij vendi. Ne besojmë se rruga për ta shikuar të ardhmen me shpresë kalon nga mos harresa e dhimbjeve të përjetuara, po aq edhe nga inkurajimi për besim, miqësi dhe bashkëpunim”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan ftoi bashkësinë ndërkombëtare që ta mbështesin pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës me hapa konkretë si dhe t’i lehtësojnë përpjekjet e vendit në bashkimin me institucionet europiane dhe euro-atlantike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit