19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Çavuşoğlu: Nuk do ta harrojmë Srebrenicën

Më të lexuarat

“I përkujtojmë vëllezërit tanë që i humbëm në gjenocidin që ndodhi para 22 viteve”, ka shkruar ministri Çavuşoğlu

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka shprehur mesazh përkujtimi për boshnjakët e vrarë në gjenocidin e Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Çavuşoğlu në rrjetin social Twitter ka theksuar se nuk do t’i harrojnë boshnjakët e vrarë dhe se “Gjenocidi që harrohet përsëritet”.

“I përkujtojmë vëllezërit tanë që i humbëm në gjenocidin që ndodhi para 22 viteve”, ka shkruar ministri Çavuşoğlu.

Ndryshe, gjenocidi i Srebrenicës, i cili cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe në të cilën u masakruan mbi tetë mijë boshnjakë, ngelet në histori si një njollë e zezë.

Srebrenica, e cila gjatë luftës në Bosnjë ishte nën mbrojtjen e OKB-së, më 11 korrik të vitit 1995 u okupua nga njësitet serbe të kryesuara nga gjenerali serb Ratko Mlladiç. Shumë boshnjakë që ishin strehuar tek ushtarët holandezë me detyrë nën çatinë e OKB-së, u ishin dorëzuar serbëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit