Kush mendonte se gjaku i njerëzve të Gazës do të humbte kot, ose se shkatërrimi dhe tirania e pushtuesve do të vazhdonin, ose se ekzistenca e këtij regjimi do të qëndronte përjetë; ai është i gabuar, dhe mendimi i tij për Allahun është i keq, dhe kuptimi i tij për ligjet e Allahut është larg nga e vërteta, madje besimi i tij në premtimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij është i mangët.
Kështu mendonin disa për regjimin e Assad-it, që ai ishte i paprekshëm, dhe se gjaku i muslimanëve të shtypur në Siri ishte derdhur kot, por Allahu u erdhi atyre nga nuk e prisnin dhe i mbushi zemrat e tyre me frikë; e Allahu i dha fitoren robërve të Tij të shtypur, i ndihmoi ata që janë të sinqertë dhe kështu fortifikatat e tyre u shembën dhe themelet e tyre u rënuan.
Dhe më kujtohet kur, në fillim të prezantimit të serisë së ligjeratave mbi ligjet hyjnore dhe duke folur për ligjin e shkatërrimit të zullumqarëve nga ana e Allahut, një nga vëllezërit e nderuar më pyeti për regjimin e Assad-it, duke thënë se ai ka kaluar çdo kufi në dhunë, dhe pyeti se ku qëndron ai në këto ligje? I thashë se kjo do ta arrijë atë pa dyshim, dhe kjo do të ndodhë për regjimin aktual dhe jo për brezat që do të vijnë më vonë, sepse cikli i tij ka përfunduar dhe afati i tij ka ardhur afër.
Po kështu – pasha Allahun, përveç të cilit nuk ka Zot tjetër – do t’i ndodhë edhe këtij regjimi të kriminelëve, që ka shtuar dhunën dhe shkatërrimin dhe mendon se është në gjendje të bëjë gjithçka çka të dëshirojë, dhe se mendojnë se askush nuk mund t’i ndalë, kështu që e kaluan kufirin, u futën në arsyet e shkatërrimit dhe e meritojnë dënimin hyjnor.
Allah do t’i vijë atyre nga nuk e presin, ashtu siç bëri me të parët e tyre nga Beni Nadir, për të cilët zbriti ky ajet:
وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمْ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا۟ ۖ
“ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin,….” (El-Hashër: 2).
Dhe Allahu do t’i dërgojë atyre burra që do t’i ndëshkojnë ashtu siç ka premtuar:
وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ مَن يَسُومُهُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ ۗ
“Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit.” (El-Araf: 167).
Dhe do të dërgojë robërit e Tij të fuqishëm që do t’u shkaktojnë atyre dhimbje dhe do të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa dhe do ta pastronin atë nga ndotësit e tyre.
Do të vazhdojë ky konflikt midis nesh dhe atyre deri sa të takohen Mesihu i udhëzimit dhe Mesihu i humbjes në pjesën e fundit të veprimit të tij, dhe secili do të ketë ushtrinë e tij, dhe atëherë guri dhe pema do të flasin ashtu siç është përmendur në tekstet fetare, dhe ata do të përjetojnë një dënim të madh dhe një dënim të plotë në këtë botë.
Kush i analizon tekstet e Kur’anit që kanë të bëjnë me konfliktin me këtë popull do të gjejë se Allahu i atribuon veprimet e shkatërrimit dhe ndëshkimit të tyre vetë Atij, siç tregohet në këto vargje:
“E shuan atë Allahu”, “Ne dërguam kundër jush”, “Nëse ktheheni, Ne do të kthehemi”, “Ne do t’i dërgojmë kundër jush” dhe “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin”, etj.
Kur e themi këtë, nuk presim një vetëtim që do të bjerë mbi ta nga qielli – sepse edhe në kohën e Profetit ﷺ, kjo nuk ka ndodhur, por Allahu ka dërguar ushtarët e Tij, Profetin e Tij dhe besimtarët, dhe ka mbjellë frikë në zemrat e tyre – dhe ne nuk e nënvlerësojmë detyrën që kemi si popull dhe si elitë, dhe të gjithë ata që kanë çfarë do mundësi nga bijtë tanë, por jemi duke ngjallur shpresën, duke forcuar besimin dhe jemi duke ftuar të kemi mendime pozitive për Allahun, dhe besojmë se ushtarët e Zotit tonë i njeh vetëm Ai, dhe i ftojmë njerëzit që së bashku të kuptojmë ligjet e Allahut, dhe të sigurohemi që çështja e këtij konflikti të bëhet një çështje qendrore dhe thelbësore.
Në fund, ne jemi më afër se kurrë më parë ndaj të gjithë gjërave që përmendëm më lart, kurse Allahu është mbizotërues i çështjes së Tij, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë!
Ahmed es-Sejid
Përktheu: Bekir Halimi
