11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

Më të lexuarat

Çdo vit, shumë persona janë të detyruar të bëjnë një transfuzion gjaku dhe ata janë të varur nga dhuruesit e gjakut, ndërkohë që nevoja për gjak shtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht, po studiohet një projekt i rëndësishëm për krijimin e gjakut artificial, duke u nisur nga qelizat embrionale njerëzore.

Një ekip parisien, i kryesuar nga profesori Lyk Duai, e ka provuar këtë metodë te një vullnetar, njëkohësisht dhurues i qelizave embrionale dhe marrës i rruazave të kuqe. Qeliza! embrionale janë marrë nga palca qelizore e dhuruesit e pastaj janë kultivuar në një mjedis të përshtatshëm, të pasur me faktorë rritës. Tre javë më vonë, efekti i marrë ishte ai që pritej: Këto qeliza, të shumëfishuara, u bënë rruaza të kuqe, të gatshme për transfuzion.

Pastaj, me shumë sukses, me një efikasitet të krahasueshëm me atë të një transfuzioni klasik, është zhvilluar autotransfuzioni. Rruazat e kuqe janë injektuar në gjakun e vullnetarit dhe kanë qenë po aq jetëgjata sa rruazat e kuqe “klasike”. Kjo metodë eviton problemet me mungesën e gjakut që vjen nga dhurimi e infeksionet virale e për pasojë, është edhe një hap i rëndësishëm përpara i mjekësisë moderne.

Ky studim duhet të ndiqet nga të tjerë, në shkallë më të gjerë. Mendohet që në vend të qelizave embrionale të nxjerra nga shtylla kurrizore, të përdoren qelizat e gjakut të kërthizës, si një alternativë efikase dhe e shpejtë, duke u nisur edhe nga aftësia e tyre e madhe e shumëzimit. Atëherë, po shkohet drejt një burimi gjaku pa kufi? Ndërkohë që jemi në pritje, ende nevojiten dhuruesit e gjakut. /Telegrafi/kohislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit