4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Georgievski: Maqedonia nëse nuk hyn në BE, shqiptarët do të krijojnë marrëveshje të re

Më të lexuarat

Ish-kryeministri maqedonas dhe lideri aktual i VMRO-Popullore opozitare, Lubço Georgievski ka deklaruar se në rast se Maqedonia nuk do të hyjë në BE dhe nuk zgjidh kontestin e emrit, atëherë sipas tij, do të krijohet një situatë e re që partitë shqiptare të krijojnë një marrëveshje të re për rregullimin shtetëror të vendit.

“Në rast se Maqedonia nuk zgjidh problemin me Greqinë dhe nuk hyjmë në BE, unë jam pesimistë serioz dhe vlerësoj se Marrëveshja e Ohrit nuk do të zgjas më shumë se pesë vite”, deklaroi Georgievski për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES.

Sipas tij, në rast se ndodhë kjo, atëherë partitë shqiptare do të përjashtojnë marrëveshjen aktuale dhe do të krijojnë një marrëveshje të re, që do të ishte shumë më dramatike për Maqedoninë. Ai ka nënvizuar se vendosja e përmendoreve, paraqert një karikaturë të panevojshme e shmangur nga koncepcionet historike dhe estetike. /INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit