13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Gazetarit turk i bie të fikët në emision, ndërpritet transmetimi Live (Video)

Më të lexuarat

Një gazetar turk bëri që një transmetim Live televiziv të ndërpritet për shkak se atij i ra të fikët gjatë një paneli diskutimi politik.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, prezantuesi i TNT News, Abdulkadir Unal ishte duke biseduar me zëvendëskryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Mehdi Eker në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Turqi, kur ai filloi të mos ndjehej mirë.

Pas kësaj, televizioni kaloi menjëherë në reklama dhe gazetarit iu dha ndihma e parë. Pasi i erdhi vetëdija, ai ishte dërguar në spital.

Thuhet se ai kishte qenë duke vuajtur nga një infeksion i cili e kishte mbajtur si të lodhur, për çka edhe i kishte rënë të fikët.

https://www.youtube.com/watch?v=o4jwKTm0IKg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit