19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Pretendohet se Ebubekir Bagdadi është “fshehur” në kufirin irako-sirian

Më të lexuarat

Një nga komandantët e njësisë anti-terrorizëm të quajtur Forca e Artë në Irak, gjenaral majori Fazil Bervari, pretendon se lideri i organizatës terroriste ISIS, Ebubekër Bagdadi, është fshehur në një rajon mes Irakut dhe Sirisë, raporton AA.

Bervari në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Sipas informacioneve të inteligjencës që posedojmë Bagdadi dhe pesë drejtues të lartë të organizatës fshihen pranë kufirit ndërmjet Irakut dhe Sirisë”.

Ai mbetet në qëndrimin se Bagdadi ka braktisur qytetin pas nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit. Bervari thotë se lideri i organizatës aktualisht fshihet në nëntokë.

Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se janë pranë çlirimit plotësisht të Mosulit, kështjella e fundit e DEASH-it në Irak, Bervari tha se “Si rezultat i operacionit ushtarak është shënuar një përparim shumë i mirë. DEASH-i do të marrë fund në një kohë shumë të shkurtër. Militantëve nuk u ka mbetur më moral për të luftuar”.

Gjithashtu edhe zyrtarë nga Agjencia inteligjente e mbrojtjes amerikane në Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) thanë për gazetarët se kreu i DEASH-it Ebubekir el-Bagdadi është ende në jetë dhe se ka braktisur qytetin e Mosulit para fillimit të operacioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit