12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kancelarja Merkel bën thirrje për dialog me Turqinë

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë qëndrim për një dialog të afërt me Turqinë ndërkohë që ka kundërshtuar thirrjet e opozitës gjermane për të ndaluar tubimet e politikanëve të Turqisë në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të saj në Parlament të enjten, Merkel ka nënvizuar rëndësinë strategjike që ka Turqia për Gjermaninë duke thënë se pavarësisht dallimeve të thella dhe serioze për çështje të caktuara, ajo parapëlqen dialogun me Turqinë si një partnere në NATO.

Merkel ka thënë se janë 3 milionë turqit në Gjermani që bëjnë Berlinin dhe Ankaranë të kenë marrëdhënie të veçanta, ndërkohë që ka nënvizuar edhe marrëdhëniet e mira ekonomike dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit