30.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Gaza: gazetari i Al Jazeera-s përcjell familjen që iu shua

Më të lexuarat

Sulmet izraelite lënë pa familje njeriun që raportonte tmerret e përditshme

Në Gaza u mbajt një funeral për anëtarët e familjes së gazetarit të Al Jazeera-s, Wael Al-Dahdouh, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza qendrore të mërkurën mbrëma.

Al-Dahdouh po raportonte nga Gaza kur iu tha se një sulm ajror kishte në shënjestër një ndërtesë që shkatërroi shtëpinë e familjes së tij të gjerë në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Gruaja e tij, djali Mahmud, i cili ishte maturant në shkollën e mesme, si dhe vajza e tij Shami shtatë vjeçare u vranë. Disa orë më vonë u konfirmua se kishte vdekur edhe nipi i tij Adami.

Anëtarët e tjerë të familjes së tij janë ende të zhdukur.

Al Jazeera dënoi fuqishëm “shënjestrimin dhe vrasjen pa dallim të civilëve të pafajshëm në Gaza” dhe tha se i mbante “autoritetet izraelite përgjegjëse” për sigurinë e punëtorëve të tyre.

Gazetari Al-Dahdouh u dallua me raportimet e tij të sakta për bombardimet izraelite dhe masakrat e shumta që Izraeli kryen në agresionin e tij të vazhdueshëm në Rripin e Gaza-s, duke përcjellë nga terreni shtrirjen e shkatërrimit dhe shënjestrimin e qartë të civilëve të pambrojtur në enklavë.

Familja e Al-Dahdouh u strehua në kampin Nuseirat në Rripin jugor të Gaza-s, pasi ai kuptoi se nuk do të ishte në gjendje t’u përkushtohej atyre mes bombardimeve të vazhdueshme dhe punës së tij të palodhshme duke raportuar mbi agresionin. Izraeli u kërkoi palestinezëve në Rripin e Gaza-s të lëviznin në jug për të shmangur bombardimet, por sulmet izraelite i pasuan atje, duke konfirmuar atë që palestinezët vazhdojnë të theksojnë – se nuk ka vend të sigurt në Rrip.

Al-Dahdouh tha: “Objektivi i bombardimeve izraelite ishte familja ime në një zonë larg nga veriu i Gaza-s, të cilën ushtria okupuese kërkoi ta evakuonte.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit