Ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën në qytetin e Gazës, me qëllim marrjen e kontrollit dhe zhvendosjen me forcë të afro një milion palestinezëve drejt jugut të territorit.
Forcat izraelite po hyjnë më thellë në Gaza City, ndërsa bombardimet ajrore po godasin lagje të dendura me civilë, të cilat prej ditësh janë nën zjarr të vazhdueshëm.
Gazetari i Al Jazeera, Tareq Abu Azzoum, raportoi nga Deir el-Balah në qendër të Gazës, duke theksuar përshkallëzimin e krizës humanitare për shkak të sulmeve dhe zhvendosjeve masive. /mesazhi
Gaza city under bombardment: Israeli military intensifies assault to seize control
