9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gambia shpallet shtet Islam

Më të lexuarat

Presidenti i Gambias, Yahya Jammeh, ka deklaruar se “vendi, fati i të cilit është në duart e Zotit, tani e tutje është Shtet Islamik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij të bërë në qytetin bregdetar Brufut të Afrikës Perëndimore Gambia, Presidenti i vendit, Yahya Jammeh ka theksuar se: “Fati i Gambias është në duart e Zotit. Prej sot Gambia është një Shtet Islamik. Do të jemi një Shtet Islamik që respekton të drejtat e qytetarëve tanë”.

Deklarata e Jammeh-ut, i cili është presidenti i Gambias që nga viti 1994, është publikuar në faqen e internetit të Presidencës së vendit.

Sipas shifrave zyrtare, 90 përqind të 1,5 milion banorëve të këtij shteti janë muslimanë.

Sipas lajmeve të mediave lokale, presidenti ka theksuar se shpallja e “Shtetit Islamik” nuk do të mbulojë me hije lirinë e pakicave në vend.

Gjithashtu u njoftua se presidenti Jammah ka theksuar se të krishterët në Gambia do të vazhdojnë të përmbushin adhurimet e tyre fetare dhe ai nuk do të lejojë që shpallja e “Shtetit Islamik” të përdoret për kufizim e veshjes së grave në vend.

Në Afrikë kohë më parë “Shtet Islamik” ishte shpallur edhe Mauritania./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit