11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës, 2 fëmijët e tjerë të pavaksinuar e kaluan pa probleme

Më të lexuarat

Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat. Që prej publikimit të studimit të vitit 1998 nga mjeku britanik Wakefield, pavarësisht se është hedhur poshtë në vitet e mëvonshme, tek shumë prindër vijon të ekzistojë dyshimi se vaksinat kanë efekte anësore, një prej të cilave edhe autizmi. Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).

Tani unë si prind nuk kam qenë kundër vaksinave, si çdo qytetar i Shqipërisë kemi mësuar që vaksinat janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Duke u rritur me këtë informacion i kemi bërë vaksinat 2 fëmijëve të parë. Tek fëmija i dytë, djali, jam kam bërë vaksinën pak vonë, rreth 1 vjeç e gjysmë, dhe pa mbushur 2 vjeç u mbyll komplet dhe humbi kontaktet me botën e jashtme. Ndryshoi, humbi reflekset, bërtiste qante, kaloi në regres të tmerrshëm. U konsultuam me një terapiste dhe ajo tha që është autizëm, ne nuk e njihnim as termin. Tentova të informohem lidhur me sëmundjen, nga është dhe si shërohet. Më thanë që nuk dimë nga vjen dhe nuk ka shërim. Por një prind nuk mund të dorëzohet me kaq. Cfarë duhet të bëj unë si prind, atëherë do të kërkoj në internet. Filloj kërkoj raste të ngjashme se çfarë kanë thënë mjekët. Dhe përfundimi im personal bazuar në argumente që kanë dhënë me mijëra njerëz, mes tyre dhe mjëkë që kanë humbur vendet e tyre të punës, të cilët akuzojnë industrinë farmaceutike dhe vaksina specifike për këtë problem. Përderisa fëmija im nuk u godit, nuk u helmua apo nuk e kafshoi një gjarpër, nuk kam pse shikoj faktorë që nuk ekzistojnë, faktorët gjenetikë. Përse këta faktorë gjenetikë nuk ekzistonin në kohën time? Përse në vitet 80, autizmi ishte 1 me 10 mijë, sot është një me 80. Pra një shkaktar i jashtëm është, rrezet, ushqimi apo të tjerë. Problemi është se shumë prindër akuzojnë vaksinat. Ka shumë raste që fëmijët kalojnë në autizëm 24 orë pasi kanë bërë vaksinat, flas për vaksina të ndryshme.

Kreshnik Qyshka, prind
Pas kësaj ngjarje, Kreshniku dhe bashkëshortja vendosën që të mos vaksinojnë dy fëmijët e tjerë më të vegjël, të cilët siç pohon vetë ai, e kanë kaluar fruthin vitin e kaluar dhe pa asnjë pasojë të rëndë. Madje sipas tij, të thuash që fëmijët e vaksinuar nuk preken nga fruthi, është një genjeshtër e madhe.

Të dy të vegjlit e kaluan fruthin vjet, pra në 2018-ën, në ditët e ftohta të marsit. I vogli ka qenë 1 vjeç, thuajse e kaloi në këmbë, por ngaqe e nxorri djali i madh jashtë, kaloi në ftohje. Pati shumë puçra, pra shenjat e fruthit, temperaturë 39-40. U detyruam ta dërgojmë në spital, bëri antibiotikë për ftohje dhe disa serume. Ndërkohë po në spital kishte 2 fëmijë të tjerë që ishin në gjendje shumë të rëndë, njëri me fruth dhe me variçelë, për të cilat ishin të vaksinuar. Njëri prej fëmijëvë kishte qëndruar 5 ditë në gjendje të fikëti, ndërsa djali im i pavaksinuar doli për 2 ditë. Mendoj se fruthi si shumë sëmundje të tjera do të kalojë tek fëmijët. Dhe është gënjeshtër e madhe të thuash që nuk bie tek fëmijët e vaksinuar.

Kreshnik Qyshka, prind
Kreshnik Qyshka është i bindur se industria farmaceutike, e cila nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat që shkaktojnë vaksinat, kanë interesin e tyre ekonomik në rritjen e numrit të njerëzve të prekur nga autizmi apo sëmundje të tjera.

Industria farmaceutike nuk mban përgjejgësi për dëmet e shkaktuara nga vaksinat. Një grup mendon se bëhet fjalë për biznes, e sëmur fëmijën dhe ke klient familjen e tij. Grupi tjetër është i mendimit se në institucione shumë të larta po kërkohet reduktimi i popullsisë globale, çka është përmendur dhe nga figura me peshë botërore. Ajo që kuptoj unë është që autizmi dhe shumë probleme të tjera janë efekte anësore të vaksinave.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit