I NDERSHËM ËSHTË KUSH ËSHTË I GATSHËM TË PAGUAJË ÇMIMIN PËR IDEALET, NDËRSA FRIKACAKË JANË ATA QË SHIKOJNË VETËM TË NXJERRIN PËRFITIME TË KËSAJ BOTE

Më të lexuarat

FRIKACAKËT QË SHIKOJNË VETËM INTERESIN E VET

Pasi iu kundërvu okupimit francez të Egjiptit, të cilin e udhëhiqte Napoleoni Bonaparta, Muhamed Kerimi – udhëheqësi i rezistencës – përfundoi në duart e francezëve si i zënë rob dhe u dënua me vdekje. Mirëpo, para se të ekzekutohej, Napoleoni kërkoi që t’ia sillnin Muhamed Kerimin. Pasi ia sollën, Napoleoni iu drejtua Muhamedit me fjalët:

“Unë jam i virtytshëm dhe nuk dua të vras një hero si ti, i cili luftove heroikisht në mbrojtje të atdheut. Nuk dëshiroj të futem në histori si njeriu që vrau heroin që luftoi për të mbrojtur atdheun. Prandaj dëshiroj të të amnistoj (të të jap lirinë), në këmbim të 10.000 dukatëve, të cilët do të m’i japësh si dëmshpërblim për ushtarët e vrarë nga ana jote.”

Pas kësaj, Muhamed Kerimi, i cili ishte i prangosur me zinxhirë dhe i rrethuar me ushtarë francezë, çdo ditë dilte në treg për t’i tubuar dukatët e kërkuar nga Napoleoni. Por i gjori mbeti duarbosh, sepse asnjë nga tregtarët nuk i ofronte dukatët. Përkundrazi, e akuzonin për shkatërrimin e Aleksandrisë dhe përkeqësimin ekonomik të shtetit.

Më në fund, Napoleoni iu drejtua Muhamedit:

“Nuk kam tjetër zgjedhje përveç se të të ekzekutoj. Jo pse ke rezistuar ashpër ndaj nesh dhe ke vrarë ushtarët tanë, por për arsye se ke sakrifikuar veten për këta frikacakë, të cilët janë të preokupuar me tregtinë dhe nuk kanë ndjenja për LIRINË!”

Ngjashëm si Muhamedi pësoi edhe Che Guevara. Personi që e tradhtoi ishte çobani që i kulloste bagëtinë afër vendndodhjes së revolucionarit. I njëjti e lajmëroi, kështu që e zunë pas dyluftimit dhe e ekzekutuan. Më vonë, në pyetjen se pse e tradhtoi Che Guevarën – i cili luftoi edhe për të – ai u përgjigj: “Se më trembte bagëtinë.”

Përktheu nga gjuha Boshnjake: Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit