20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Francë – Një gruaje myslimane i anulohet nënshtetësia, refuzoi t’i shtrëngonte dorën një zyrtari

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë Administrative në Francë ka anuluar nënshtetësinë e një gruaje myslimane algjeriane, që refuzoi të shtrëngonte dorën me zyrtarët gjatë ceremonisë së pranimit të nënshtetësisë…

 

Gjykata e Lartë Administrative në Francë ka anuluar nënshtetësinë e një gruaje myslimane algjeriane, që refuzoi të shtrëngonte dorën me zyrtarët gjatë ceremonisë së pranimit të nënshtetësisë.

Sipas një lajmi të “Al-Arabiya”, gruaja myslimane argumentoi se nuk i ka shtrënguar dorën një burri, zyrtar i lartë që drejtonte ceremoninë e nënshtetësisë në një qytet jugor të Francës, pasi ishte besimi i saj fetar ai që e ndalonte këtë gjë.

Qeveria tha se sjellja e saj tregoi që ajo nuk ishte “asimiluar në komunitetin francez”, një arsye që sipas Kodit Civil i refuzon shtetësinë bashkëshortes së një shtetasi francez.

Algjeriania e martuar me një francez që në vitin 2010 e apeloi vendimin duke e quajtur atë “abuzim të pushtetit”, por gjykata kompetente e refuzoi çështjen për anulim duke i dhënë të drejtë vendimit të mëparshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit